I kërkoi t’i bënte një fëmijë, Bukuria i kthehet binjakes: Çfarë jam unë, fabrikë?!(Video)

by author

Luljeta dhe Bukuria, janë motra binjake të cilat ishin këtë të diel në një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” përballë njëra-tjetrës. Luljeta e ka thirrur binjaken e saj Bukurie, pasi sipas saj kjo e fundit i ka bërë një premtim të cilin nuk e ka mbajtur. Kjo situatë asaj i ka shkaktuar shumë probleme e madje rrezikon të ndahet nga bashkëshorti.

Advertisements

Eni Çobani: Ku është problemi, pse kjo zonjë po rrezikon familjen tënde dhe ndarjen me bashkëshortin?

Advertisements

Luljeta: Ajo më ka bërë mua një premtim se unë kam 32 vite martesë dhe nuk kam arritur të bëj një fëmijë. Dhe i kam kërkuar asaj, ka qenë dhe burri im, kemi qenë të tre dhe ka qenë dakord. Unë prit e prit dhe s’ka.

Në seancën e ndërmjetësimit ka marrë pjesë edhe bashkëshorti i Luljetës, i cili konfliktohet me Bukurien duke i thënë se ajo i ka mbajtur me gënjeshtra.

Bukuria: Po çfarë premtimi thua o motër, sikur kam gjë në dorë vetë unë?! Çfarë jam unë, fabrikë?

Fatmir: Ajo na ka premtuar ne.

Bukuria: Pusho ti mbylle gojën mos ndërhy ti fare.

Fatmir:Ti na ke premtuar ne dhe na ke mbajtur me gënjeshtra. Prandaj përballu aty çfarë të thotë ajo.

Bukuria: Ti ke një tufë nga njerëzit e tu, s’ke punë fare. Edhe kjo plot njerëz të tjerë ka, pse pikërisht te unë?!

Luljeta tregon se mungesën e një fëmije ajo e ka vuajtur gjithmonë sidomos nga njerëzit e bashkëshortit.

Luljeta: Ka punë se po shkojmë drejt ndarjes, mirë që nuk kemi pasur dhe kemi vuajtur një jetë. Nga njerëzit e tij, gjithmonë më kanë shkelur me këmbë se i thoshin “ç’e do atë shterpë në shtëpi, kot?”

Bukuria: Njeriu kur e kupton që nuk po bëhej gjë duhet të vije të thonë, motër si është halli?

Eni Çobani: Kush të drejtohej me këtë gjuhë Luljeta?

Luljeta: Të gjithë njerëzit e burrit, i kanë thënë gjithmonë ç’e do atë shterpë që mban në shtëpi, kur nuk bën fëmijë e gjë? Unë qaja çdo natë.

Bukuria: Përderisa më solle mua këtu shumë mirë ta kanë bërë. Ashtu e meriton.

Eni Çobani: Nuk flitet kështu Bukurie.

Luljeta: Po ti je nënë vetë e duhet ta kuptosh se unë kam pasur dëshirë si të gjitha nënat të bëhem me fëmijë.

Bukuria: Ashtu të rrish! Nuk je e pafajshme ti se me ke ndarë me të gjithë. Të më ndash e me fëmijët.

Luljeta: Atë e ke pak ti.

Eni Çobani: I ke premtuar apo s’i ke premtuar?

Bukuria: Zonja Eni ai ka qenë një premtim kështu, po e bëra mirë, po s’e bëra mirë. Unë nuk kam gjë në dorë vetë, nuk jam fabrikë./tvklan.al

TË NGJASHME