Për herë të parë, Gjebrea dhe Çobani nuk bien dakord: Shkoni ju atje, unë këtu dhe fillojmë…

by author

Rasti i binjakeve që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për premtimin e dhurimit të një fëmije përfshin fort edhe moderatorin e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan dhe ndërmjetësen Eni Çobani. Për herë të parë në historinë e “Shihemi në Gjyq”, Gjebrea dhe Çobani nuk bien dakord mes tyre për veprimin e duhur që duhet të ishte ndërmarrë.

Advertisements

Gjebrea mendon se Bukuria, edhe pse dha premtimin se do i dhuronte binjakes një fëmijë, nuk mundi ta sillte në jetë, por të paktën bëri përpjekjen e saj. Nga ana tjetër, Çobani thotë se nuk e fajëson Bukurien, por ajo duhet të kishte lajmëruar motrën dhe të kishte kërkuar ndjesë sepse Luljeta ka vite që eksperimenton dëshpërimisht me trupin e saj për të pasur një fëmijë.

Advertisements

Eni Çobani: Shiko… fakti që është perceptuar nga publiku fajësia e Luljetës… mua më vjen keq vetëm për një gjë… e thamë që në fillim që këtu nuk kemi sjellë një motër për ta fajësuar. Kemi sjellë një motër që duhet të bënte gjithçka për motrën tjetër, gjithçka.

Ardit Gjebrea: E bëri!

Eni Çobani: Nuk e dimë. Ardit, unë nuk e kuptoj sigurinë tënde se unë nuk kam siguri.

Ardit Gjebrea: Publiku është me Bukurien.

Eni Çobani: Le të jetë. Sigurisht, unë respektoj patjetër verdiktin që publiku ka kuptuar dhe perceptuar, por sigurisht këtu jemi përpara një motre që thotë ti mbylle telefonat dhe unë s’ta komunikova dot ty që nuk bëj dot fëmijë. Jo.

Luljeta: Se ka qenë shumë larg prandaj.

Eni Çobani: Jo. Unë di këtë gjë… Bukurie nëse unë do kisha përballë një motër si ju që do të përgjigjej sot kështu duke e ditur që ajo zonjë ka 32 vjet, 32 vjet që bën gjilpëra në trup për të pasur një fëmijë, unë nuk do të përgjigjesha kështu.

Ardit Gjebrea: Po ç’faj kam zonja Eni?

Eni Çobani: Ja prapë pra, se ke thënë tërë kohës këtë ç’faj kam dhe publiku kujton që ne të kemi sjellë të të fajësojmë. Jo zonjë, ju sot duhet të kishit kërkuar ndjesë.

Ardit Gjebrea: Zonja Eni, më fal pak. Më falni pak. Ndërkohë Fatmiri ia ka kërkuar vëllait e motrës së vet dhe ata i kanë thënë jo.

Eni Çobani: Po dhe nuk ka pritur.

Ardit Gjebrea: Ndërsa motra, Bukuria, i ka thënë do përpiqem kështu që kjo është më mirë se sa motra dhe vëllai i Fatmirit.

Eni Çobani: Jo, dakord jam. Vëllezërit dhe motrat e Fatmirit i kanë thënë që në fillim, Ardit, të lutem, i kanë thënë jo, këtë gjë nuk ta bëjmë dot se unë e thashë që në fillim, nuk është e lehtë të japësh një fëmijë. Kjo është shumë e rëndë.

Ardit Gjebrea: Kjo jo se nuk ka dashur, por se nuk ka mundur. Nuk ka mundur.

Eni Çobani: Këtë nuk e di pra. Këtë s’e dimë. As nuk ka sjellë një raport shëndetësor a ndonjë gjë. Është më e ndershme të kishte thënë zonjë unë nuk e bëj dot një fëmijë sepse ka plot të tillë, nuk e bëj dot se është dashuri e madhe.

Ardit Gjebrea: A shkoni ju atje dhe unë këtu dhe fillojmë debatin bashkë se kjo na ka mbetur. Është hera e parë që nuk po biem dot dakord bashkë.

Eni Çobani: S’e kam dëgjuar Arditin me kaq zjarr. Por besoj që Arditi më kupton. Unë nuk e fajësoj. Unë thjesht jam për atë ndihmën dhe dashurinë që një motër i jep një motre.

Ardit Gjebrea: Po s’mundi.

Eni Çobani: Jo, t’i thoshte që s’e bëj dot.

Ardit Gjebrea: Po s’mundi. Nuk e pa shtatzënë dhe s’kishte ç’të bënte./tvklan.al

TË NGJASHME