Pas premtimit publik të Eni Çobanit në “Shihemi në Gjyq” se do të ndihmojë Luljetën dhe Fatmirin të birësojnë një fëmijë, Ardit Gjebrea sjell në vëmendje një rast që ka hasur personalisht. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan tregon se teksa kalonte pranë Shtëpisë së Fëmijës, pa një fëmijë që përpiqej të kalonte rrethimin e institucionit ndërsa roja qëndronte indiferent ndaj veprimit.
Advertisements
Ardit Gjebrea: Me gjithë kujdesin që tregojnë institucionet, do doja të tregoja një fakt që rastësisht kam qenë duke ecur më këmbë te Shtëpia e Fëmijës dhe shikoja rojen që ishte duke lexuar dhe nga ana tjetër e hekurave, një fëmijë kalonte hekurat e Shtëpisë së Fëmijës.
Advertisements
Unë e ndalova fëmijën që të mos kalonte dhe e njoftoj rojen dhe i them që të lutem lëre atë që po lexon, por merru pak me fëmijët sepse po kalojnë gardhin. Ai më thotë “këtë punë kanë ata”. Kështu që medalja ka dy anë ndaj ne dhe në “Ka Një Mesazh Për Ty” që kemi patur shumë raste që Bernardi dhe Dorina kanë gjetur prindërit biologjikë, kemi dëgjuar historitë e tyre.
Eni Çobani: Të jashtëzakonshme.
Ardit Gjebrea: Dhe kemi kuptuar që ashtu siç mund të rritet një fëmijë në një familje që birësohet, pa diskutim që nuk rritet dot në një institucion ku janë shumë fëmijë, ku ka një predispozitë të jashtëzakonshme për kujdes ndaj tyre, por ndonjëherë edhe një rast si ky që unë verifikova. Kështu që unë do t’i inkurajoja të gjitha ato familje që munden dhe që nuk kanë fëmijë që të birësonin dhe të krijonin dhe t’i jepnin një familje këtyre fëmijëve, të cilët, për një motiv apo për një tjetër prindërit i kanë lënë në jetimore. Por që të krijosh një familje, që të japësh një familje unë mendoj që është diçka hyjnore prandaj dhe e vlerësoj këtë moment që Luljeta bashkë me Fatmirin janë të gatshëm të birësojnë dikë dhe t’i japin një ngrohtësi në familje./tvklan.al