Burri i pastrueses hajdute: As bukë nuk i çoj në burg, rrogën ia dorëzoja e s’më linte shkas, mendoj se e kanë ndihmuar njerëzit e vet

by author

TIRANË- Spartak Dobi, bashkëshorti i pastruese Rozeta Dobi e cila në bashkëpunim me të birin vodhi mbi 120 mijë euro fajëson të shoqen për të gjithë ngjarjen, ndërsa për të birin, Havier, ai thotë se është i pafajshëm.

Advertisements

Në një intervistë për ‘Review’ në Euronews Albania, Spartak Dobi thotë se në burg do të shkojë vetëm për t’i dërguar të birit gjëra që i duhen, ndërsa për të shoqen nuk do të interesohet aspak. Ai thotë se Rozeta është ndihmuar nga familjarët e saj, por nuk i ka lënë shkas të dyshojë asgjë.

Advertisements

“Gruaja është ndihmuar nga familjarët e saj.

Nuk e di ku i çonte paratë, unë e merrja rrogën dhe ia jepja gruas. Kërkoj nga mediat që mos të gënjejnë. Paratë janë gjetur në shtëpinë time, nuk ka shanse që gruaja t’i ketë futur atje. Dyshoj se janë të implikuar dhe familjarët e bashkëshortes time. Ka shumë. Ta lënë motrën pa bukë se unë nuk i çoj asgjë. U në djalit tim do i çoj,”- shtoi ai.

Nënë e bir vodhën shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, banesë në të cilën Rozeta ishte punësuar prej pesë vitesh si pastruese. Ata e inskenuan ngjarjen si grabitje duke hyrë më forcë në banesë, në një kohë që Rozeta kishte celësin që i kishte dorëzuar Klosi, në mënyrë që të futej e të pastronte banesën.

Ngjarja u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe denoncimi u bë nga Klosi më 15 dhjetor, por goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur u vunë në pranga nënë e bir.

TË NGJASHME