Një ambulancë e EKAV-së ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka dërguar gruan në spitalin e Verisë , ku ka konstatuar vdekjen.
Advertisements
Një 87-vjeçare ka përfunduar tragjik pasi ka rënë nga kati i 3-të i një pallati në Veri .
Advertisements
Konkretisht, sipas policisë, në orën 16:15, e moshuara e cila jetonte e vetme në banesë, tentoi të hidhte ushqim nga ballkoni për të ushqyer macet në rrugë, humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk . Pas rënies, një kalimtar e ka parë atë në tokë dhe kanë njoftuar EKAV-in.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka dërguar gruan në spitalin e Verisë, ku ka konstatuar vdekjen.
Nga të dhënat e deritanishme nuk ka të dhëna për vepër penale, as për tentativë vetëvrasjeje. Policia po heton për shkaqet e mundshme të ngjarjes.