Psikologia e maternitetit të Shkodrës, Blerta Rroji ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, të ndodhur disa ditë më parë, ku një 32-vjeçare hodhi foshnjen e saj në lumin Kir.
Advertisements
Advertisements
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Rroji bëri të ditur se ka komunikuar me 32-vjeçaren, pasi doli nga spitali dhe ajo i kishte thënë se ishte shumë mirë me foshnjen e saj dhe se nuk duhej të merakosej.
“E kam pyetur si është gjendja e saj, si është gjendja e fëmijës. Oriona më ka treguar se fëmija është shumë mirë, unë vetë jam shumë mirë, nuk kemi asnjë lloj problemi, familjarët e mi janë duke më ndihmuar.
Pasi ka dalë nga spitali, atë ditë, më 4 janar. E kam pyetur në telefon, kam komunikuar atë ditë me të dhe më ka thënë që unë dhe fëmija jemi shumë mirë, mos u merakos për ne”, theksoi ajo.