Ende në fillim të aventurës, Olta Gixhari lëshon deklaratën “b*mbastike” për finalen e “BBV”

by author

Aktorja Olta Gixhari është padiskutim një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother Vip.” Që në nisje të formatit ajo pati një “luftë të ftohtë” me Zhaklina Gjollën, e cila u largua nga “BBV.”

Advertisements

Ndonëse reality-show është në javët e para dhe na pret një rrugë e gjatë, banorët që tani po diskutojnë kush do të shkojë në finale. Së fundmi pikërisht Olta ka qenë duke biseduar me Ronaldo Sharkën mbi këtë temë, ku është shprehur se si fillim nuk e beson se do të shkojë në finale.

Advertisements

Përpos kësaj, ajo tha se nëse shkon me këdo nga kundërshtarët e saj do të donte të shkonte dorë për dore.

A thu të jetë e mundur kjo? Nuk, e dimë por na mbetët ta zbulojmë deri atë ditë, ndonëse përvoja të mëparshme kanë treguar se që tani jo kur janë afër finishit, banorët luftojnë me mish dhe shpirt për tu shpallur ata fitues.

Këto ditë Olta Gixhari ka qenë kryeqendra e diskutimeve për debatin e saj me aktorin Gent Hazizi. Pas debatit u duk se banorët mbajtën të gjithë anën e Oltës duke iu kthyer kundër Gentit, por tani që po dalin shpjegime të reja duket se banorët por ndryshojnë mendim.

Banorët janë ndarë me grupe, kë mbështesin nga Genti dhe Olta pasi situatat mes tyre janë treguar të ndryshme nga secili. Disa prej banorëve si Luizi, Kejvina, Tea, kanë filluar të dalin kundër Oltës.

Ndërsa edhe dy prej banoreve shumë të afërta me Oltën duket se po fillojnë të kenë dyshimet e tyre. Bëhet fjalë për Mikelën dhe Kiarën.

TË NGJASHME