Luizi ka ngritur në “këmbë” të gjithë rrjetin/ Këngëtari akuzon produksionin pas lajmit që shokoi gjithë opinionin publik: E kanë pre klipin ndaj më erdhi inat…(Video)

by author

Një deklaratë e Luiz Ejllit se vuan nga një tumor, që ka shokuar banorët dhe publikun, u sqarua të martën nga këngëtari se nuk ishte për veten e tij, por për shokun.

Advertisements

Kjo bëri që banorët të shpërthejnë ndaj Luizit dhe Kiara është distancuar tashmë prej këngëtarit, duke ia prerë shkurt “nuk ke më punë me mua se më gënjeve”.

Advertisements

Ndërkohë nga ajo që thotë Luizi, duket se akuzon produksionin që i ka prerë rrëfimin në klipin e transmetuar, pasi biseda sipas tij nuk mbaron aty.

“E para që më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje, e dyta ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim veç fut e bjer.

E treta duke qenë në maj, ia futa vetes.

Nëse e kanë marrë kështu le të dal. Fillova tu e fol në numrin njëjës se nuk doja ta nxirrja emrin e atij. Në fund duket që e kanë pre klipin ndaj më erdhi inat por nuk ia vlen me u përzi, se nuk mbaron ashtu ndaj mbeta keq por ma ndiu zemra dhe e mbyllën aty”, tha Luizi.

TË NGJASHME