Vazhdon drama në “Big Brother VIP”, Luizi flet me banorët dhe mundohet të zbardhë misterin çfarë po fshihet: Mjekja foli aq sa…(Video)

by author

Gjendja shëndetësore e Luiz Ejllit është historia më e komentuar brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Advertisements

Pas diskutimit të djeshëm dhe pas deklaratës së mjekes që tha se “gëzon shëndet të plotë” dhe nuk ka nevojë për t’u trajtuar me kura specifike, Luizi ka vazhduar diskutimet me banorët, ku një pjesë e mirë e tyre i janë kthyer kundër.

Advertisements

Në një bisedë me Kiarën pas programit, ai tha:

“Mendo këto gjëra: Jam më i preferuari i shtëpisë, jam më i forti aq sa nuk munden të më nominojnë, bëhen aleanca kundër dhe sërish nuk kanë çfarë të më bëjnë.

E vendos [unë] të them ‘Jo, s’më pëlqen kështu. Kam qejf të jem gropë komplet, i zhytyr, i urryer dhe i nominuar’. Të duket normale? Për një njeri normal flas, se një i çmendur edhe e bën.”

“Kurdo që të dalësh nga kjo shtëpi, unë një ditë do të të takoj vetëm sepse e kam detyrimin moral që të ta shpjegoj fjalë për fjalë. Këtu nuk mund të flas më shumë.

Nëse do të më kuptosh, më shih në sy. […] Këtu nuk e merr vesh kurrë. Kaq. Ndoshta nuk të intereson mbrapa kur të dalim, kurdo që të jetë, por pa ta thënë nuk e lë, sepse e kam detyrim moral. Do ta them fjalë për fjalë dhe më beso që s’do të më shohësh me këta sy. Kaq.” shton ai.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk do të ketë më asnjë komunikim me të.

Në një tjetër bisedë me Kejvinën dhe Tean, Luizi lë të nënkuptuar se nuk do dhe nuk mund të flasë më shumë.

Kejvina (duke u larguar): “Foli një mjeke aty dhe je duke e ofenduar.”

Luizi: “Nuk jam duke e ofenduar. Ajo foli fiks fjalët që duhet të flasë dhe aq sa i lejohet të flasë.”

Tea: “Nuk u lejohet mjekëve të flasin për gjendjen shëndetësore të dikujt nëse ai nuk do.”

Luizi: “Jo. U lejohet [një pjesë]. Nëse është nga A-ja te Zh-ja, u lejohet të flasin deri te Ll-ja. Pjesën tjetër nuk munden.”

Tea: “Çfarëdo gjëje që të ketë parë ajo, pa miratimin tënd, ajo nuk është e lejuar që të bëj deklaratë.”

Luizi: “Unë po ta them: Pjesët që kanë miratimin tim, e di unë. Pjesën që kishte ajo të drejtë ta thoshte, e tha. E është fiks e saktë ajo që tha, fjalë për fjalë…aq sa tha. Tani ti [Tea] budalle nuk je.”

TË NGJASHME