Ka ardhur me qëllime të qarta! Banori i ri “i vë syrin” Kiarës, por në fillim “sqarohet” me Luizin!

by author

Edhe pse Kiara Tito i ktheu shpinën Luizit, ky i fundit ka një pëlqim vërtet serioz për të. Me hyrjen e re mbrëmjen e djeshme, atij i është shtuar një “konkurrent” në lidhje me moderatoren.

Advertisements

Eni Tare, hyrja e re në shtëpi ka shprehur se ka një pëlqim për Titon.

Advertisements

Në një bisedë me Luizin, Eni është shprehur se se është hera e parë që e shikon live Kiarën, ndonëse e ka pëlqyer gjithmonë nga Instagrami.

Eni: “Të them të drejtën unë Kiarën e kam pëlqyer nëpërmjet rrjeteve sociale. Është hera e parë që e shoh live. Mënyra si ajo e transmeton veten edhe në televizor, si moderon më ka pëlqyer. Në klip thashë më pëlqen mënyra si Kiara buzëqesh, përcjell energji positive. Ky ishte thelbi. Nuk ishte thelbi unë pëlqej Kiarën dhe kam hyrë për Kiarën.”

Luizi: “Kështu hyra edhe unë në fillim, por pastaj…”

Moderatorja zgjodhi ta linte vetëm edhe pse artisti dukej që ishte në një gjendje të rënduar, ku nuk mund të thonte shumë gjëra.

Mirëpo përpos gjithçkaje Luizi akoma ndihet fajtor se Kiara është në nominim sipas Ejllit për shkak të tij.

“Më vjen keq që doli në nominim Kiara prej meje.”

TË NGJASHME