Të paktën tetë persona u vra në nga të shtënat në një sinagogë në Jerusalemin Lindor të premten mbrëma, raportoi Jerusalem Post.
Advertisements
Agjencia izraelite Magen David Adom (ekuivalenti i Kryqit të Kuq) tha se të paktën dhjetë persona u plagosën ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Advertisements
Terroristi, banor i Shuafatit, hapi zjarr ndaj njerëzve që dilnin nga sinagoga pas lutjeve të së premtes mbrëma dhe më pas u vra nga forcat e sigurisë pasi tentoi të arratisej me një makinë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu u raportua se po merrte përditësime nga vendi i ngjarjes dhe do të zhvillojë një vlerësim të situatës më vonë këtë mbrëmje.
Komisioneri i policisë Kobi Shabtai mbërriti në vendin e ngjarjes menjëherë pas të shtënat./abcnews.al