Në një intervistë dhënë së fundmi, eksperti i IT-së, Said Duleviç, renditi disa histori që kanë rritur audiencën e “Big Brother Vip” dhe kanë gjeneruar shumë klikime.
Advertisements
E thonë ekspertët! Gratë duhet të bëjnë deri në shtatë ekografi gjatë shtatzënisë, ja përse
Ai renditi si kryesoren, mbrëmjen e përjashtimit të Kejvinës nga “Big Brother VIP”, ndërsa bëri një krahasim në klikime për historitë e dashurisë të “BBV1” dhe “BBV2”.
Advertisements
Më të përfolurit e edicionit të parë janë sigurisht çifti Bora-Donald e më pas edhe Beatrix, ndërsa të këtij edicioni dyshja Luiz-Kiara. Sipas ekspetit, këta të fundit, që tani kanë arritur më shumë shikueshmëri dhe klikime se Donaldi, Bora dhe Beatrix.
“Ndjekje rekord Big Brother ka pasur në datën 17 janar që përkon me përjashtimin e Kejvinës nga formati. Po ashtu historia e sëmundjes së Luizit solli shumë ndjekës të kësaj historie.
Fillimisht Luizi u mor inat dhe të gjithë ju kthyen kundër, por më pas e gjithë situate u kthye pro Luizit. Më tej historia e tij me Kiarën është më tepër e ndjekur se historia e çiftit Bora-Donald-Betriks të një viti më parë”, tha eksperti për “Dritare Tv.”
Historia Bora-Donald-Beatrix dhe reagimet që e pasuan ishin kryefjalë e mediave rozë për muaj të tërë, megjithatë marrëdhënia që por krijohet mes Kiarës dhe Luizit nuk mbetet pas. Dyshja nuk janë ende çift dhe me sa duket publiku ka kuriozitet të shikojë vijmësinë e marrëdhënies së tyre