Plagosje me a rmë zjarri në vend, burri qëllon nënë e bijë në mes të rrugës

by author

Plagosen me armë zjarri në mes të rrugës nënë e bijë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Advertisements

Policia menjëherë pas marrjes së informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një burrë i ka plagosur me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ndërkohë i dyshuari është identifikuar por ende mbetet në arrati.

Advertisements

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes shihet makina ku dyshohet se ka ndodhur plagosja dhe një numër policësh që kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

TË NGJASHME