Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup. Një 62-vjeçar i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Advertisements
Shtetasi me iniciale F.M. është transportuar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Advertisements
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.