Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV 2 po komentohet kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Advertisements
E ftuar ditën e sotme në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” në Top Channel ndër të tjerë ishte edhe ish banorja e “BBV2”, Mikela Pupa.
Advertisements
Tema e rubrikës së sotme ishte rreth historive të dashurisë që duket se po krijohen brenda shtëpisë së “BBV2” mes Luizit dhe Kiarës dhe Amosit me Dea Mishel. Gjatë debatit Mikela ka treguar edhe një sekret që Dea Mishel i kishte rrëfyer brenda shtëpisë, ku u shpreh se Dea ka një lidhje të lënë pezull jashtë.
Ajo më tha vetë se ka një lidhje të hapur jashtë… Amosi nuk është fare në shijet e Deas…