A do ketë një bashkëpunim me Noizy-n? Stresi i jep fund dilemës së shumë shqiptarëve

by author

Që kur Stresi dhe Noizy “thyen” murin që kishin ngritur midis tyre, fansat kanë vetëm një pyetje: Kur do të vijnë me një bashkëpunim?

Advertisements

Reperët, që i kaluan vitet e fundit duke bërë diss-e përmes këngëve, surprizuan kur zbuluan se i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve për të nisur një etapë të re.

Advertisements

“Tani jemi në moshë të madhe dhe njerëzit donin të na shihnin keq. Unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe”, tha Stresi pak kohë më parë.

Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Stresi është pyetur se nëse do të sjellin një bashkëpunim së bashku.

Megjithëse nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, Stresi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dueti mes tyre, por mesa duket ende nuk ka asnjë plan konkret.

“Çdo ditë këtë pyetje keni… E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“, ka shkruar Stresi.

TË NGJASHME