350 miliardë lekë bien nga qielli, avionit i prishet dera gjatë ngritjes

by author

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një aeroport siberian,

Advertisements

ku një avioni An-12, që transportonte rreth 9 ton ar, i ka humbur një e treta e ngarkesës së saj, për shkak të një dere të prishur gjatë momentit kur ngrihej.

Advertisements

Mjeti ishte nisur nga aeroporti i Yakutsk dhe aksidenti është shkaktuar si pasojë e erërave të forta.

Avioni është ulur më pas në aeroportin e Magan, 12 km nga Yakutsk, për fat pa asnjë pasojë për 5 pjesëtarët e ekuipazhit.

Të paktën 172 shufra ari, me peshë 3.4 ton, janë gjetur në pistën e aeroportit dhe në vendet përreth, ka thënë një burim i Ministrisë së Brendshme.

Vlera e mallit në avion ishte më shumë se 305 milion euro./shqiptarja.com/

TË NGJASHME