E rëndë në vend, 13 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Një 13 vjeçar raportohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit dhe për pasojë ka ndëruar jetë.

Advertisements

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i mituri kishte probleme me gjumin vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME