“Ke shkuar në shtrat me një vajzë suedeze?”, Ardit Gjebrea habitet nga ajo që dëgjon: Kam shkuar me shefen, më mësoi disa gjëra

by author

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ishin sot një çift bashkëshortësh Kastrioti dhe Imelda. Kastrioti shprehet se Imelda ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e lejon të hyjë më brenda.

Advertisements

Kjo situatë ka nisur gati para një viti dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje. Kanë 12 vite martesë dhe 5 vite kanë jetuar në Suedi. Kastrioti do që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rrugaç, sepse e ka tradhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë.

Advertisements

Imelda: Sot kam ardhur për të kërkuar divorcin sepse nuk është një njeri normal.

Kastrioti: Avazh, avazh, nuk ke për ta marrë divorcin kurrë.

Imelda: Ti do ma japësh sepse nuk më meriton as mua dhe as gocat.

Eni Çobani: Imelda kush është problemi që t’i i mbyll derën babait të 4 vajzave të tua?

Imelda: Kastrioti të tregojë kush është problemi, ai i di të gjitha se çfarë ka bërë. Ti je rrugaç, ke bërë shumë gabime.

Kastrioti: Pse rrugaç sepse të dua?

Imelda: Do e tregosh mes publikut se çfarë ke bërë ti.

Ardit Gjebrea: Cili është gabimi?

Imelda: Ka shkuar me një gocë suedeze.

Kastrioti i shkon afër dhe i thotë të mos hapë probleme të tjera sepse nuk kanë ardhur për këtë çështje, ndërsa Imelda i kërkon që të shkojë tek vendi i tij.

Kastrioti: Zonja Eni nuk kemi ardhur për këtë çështje, këto kanë mbaruar, çështja është që ajo më ka mbyllur derën e shtëpisë, kjo është çështja.

Eni Çobani: Po dera e shtëpisë nuk mbyllet kot.

Imelda: Ti je një rrugaç sepse një njeri normal nuk i bën këto veprime.

Ardit Gjebrea: Kastriot ke shkuar me një gocë suedeze?

Kastrioti: Po hë mo zoti Ardit, burra jemi mor burrë i dheut.

Imelda: Ai nuk mund të mbajë dy kunguj nën një sqetull, ta harrojë.

Eni Çobani: Suedeze ka qenë ajo që ka shkuar me ty?

Kastrioti: Po shefja ime ishte.

Eni Çobani: Imelda kur e more vesh për këtë tradhti?

Imelda: Ne kishim 3 vite që shkonim në punë bashkë dhe ktheheshim dhe më pas ky filloi të ftoheshe me mua me gocat. Pastaj ikte nga shtëpia, mund të mos vinte fare për dy ditë në shtëpi, e merrja në telefon nuk më përgjigjej.

Kastrioti: Punoja moj zonja Eni me shefen, u ngrita në detyre, në vend të ishte e gëzuar, bëhet e hidhëruar.

Eni Çobani: Pse u ngrite në detyrë?

Kastrioti: Nga zotësia ime, jo nga ana e shefes.

Ardit Gjebrea: Shefja ishte e martuar apo beqare?

Kastrioti: Ajo bashkëjetonte me dike dhe si duket nuk i bënte servis dhe unë…

Imelda: Ke akoma për të thënë.

Kastrioti: Zonja Eni ishte shefja ime, më shpjegonte si bëhej puna, më shpjegonte fjalët dhe më ndihmoi të më shpjegonte disa gjëra të tjera, çun i shkathët, punoja unë (qesh).

Imelda: Shiko sa idiot, si flet ti kështu?

Kastrioti: Vetë e kërkove, kemi ardhur për çështje tjetër, ti do të më nxish jetën mua? Ta nxij unë ty.

Eni Çobani: Ti e ke për krenari që ke shkuar me suedezen?

Kastrioti: Pse çfarë bëra unë, vrava njerëz? Mua të ma dijë për nder suedezja.

Eni Çobani: Këtu je me bashkëshorten.

Kastrioti: Po dhe ajo të ma dijë për nder se e ka burrin që i thotë unë të dua dhe nuk ta jap divorcin.

TË NGJASHME