Arkeologët po studiojnë qindra monedha të lashta romake të gjetura në vendin e një ish teatri në Italinë veriore.
Advertisements
Monedhat datojnë në epokën e vonë romake dhe u gjetën në një kavanoz guri sapuni në bodrumin e Teatro Cressoni në Como, në veri të Milanos, javën e kaluar, sipas Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Aktiviteteve.
Advertisements
Mediat italiane raportuan se monedhat mund të vlejnë miliona dollarë.
“Ne nuk dimë ende në detaje për rëndësinë historike dhe kulturore të gjetjes. Por kjo zonë doli të ishte një thesar i vërtetë për arkeologjinë tonë. Një zbulim që më mbush me krenari”, tha në një deklaratë ministri italian i Kulturës, Alberto Bonisoli.
Mediat lokale raportuan se autoritetet tani po planifikojnë të pezullojnë punën për të lejuar gërmime të mëtejshme.
Vendi është afër Sheshit Novum Comum Forum, një qytet antik ku janë zbuluar objekte të tjera të rëndësishme romake.
Në vitin 2016, autoritetet zbuluan një monedhë ari romake 2000-vjeçare në Jerusalem që daton nga viti 56-57 pas Krishtit.
Monedha përmban fytyrën e Neronit, perandorit romak më i njohur për luajtjen e violinës gjatë djegies së Romës së Lashtë.