Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 43 vjeçar vrasu kunatën e tij me armë zjarri, dhe më pas veten.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Shkozës, ku 43 vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait), Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se shtetasi Roland Sinani, ishte i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.
Burime i thanë Fax News se burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja ska qenë në banesë.
Në banëse kanë qenë dy prindërit e autorit të krimit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.
Policia dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.