Vrau kunatën dhe veten, 43 vjeçari me probleme mendore, i vëllai ishte taksist dhe nuk ndodhej në shtëpi(Detaje të reja)

by author

Roland Sinani, 43 vjeç, ka vrarë nusen e vëllait të tij në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës, në Tiranë, ndërsa viktimë ka mbetur dhe vetë autori.

Advertisements

Pasi ka qëlluar mbi kunatën, shtetasen Migena Sinani, rreth 37 vjeçe, Roland Sinani ka vrarë dhe veten me një armë zjarri pistoletë që e mbante në shtëpi. Ai dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, sipas familjarëve, dhe merrte mjekime.

Advertisements

Në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike, në shtëpi ndodheshin vetëm prindërit e Roland Sinanit, pasi i vëllai i tij është taksist dhe në atë orar ishte në punë. Të pyetur nga grupi hetimor, dy prindërit kanë thënë se nuk e dinin si kishte ndodhur vrasje, sepse kishin qenë në gjumë.

Shtetasi Roland Sinani, 43 vjeç, gjithashtu rezulton se nuk ishte i martuar dhe qëndronte në shtëpi me dy prindërit, vëllain dhe nusen e tij, të cilën e vrau mëngjesin e kësaj të shtune, 8 Prill.

TË NGJASHME