Krimi i rëndë në Tiranë/ Kush është kunati që vrau nusen e vëllait e më pas veten (EMRAT)

by author

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin shqiptar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës.

Advertisements

43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait), 37-vjeçarja Migena Sinani nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se Roland Sinani dyshohet me probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime. Ishte i pa martuar dhe ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunatën e tij nusen e vëllait, Migena Sinani rreth 37 vjeçe.

Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. U është marrë dëshmia dhe nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja.

“Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

TË NGJASHME