Krimi i dyfishtë në Tiranë, pamje nga vendngjarja(Video)

by author

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku dy persona humbën jetën në zonën e Shkozës.

Advertisements

Roland Sinani dyshohet se ka vrarë kunatën (nusen e vëllait) Migena Sinani 37 vjeçe dhe më pas veten. Gazetarja e ABC News,

Advertisements

Xhensila Kodra, raporton se 37-vjeçarja kishte dy fëmijë të vegjël.

Burimet thonë për ABC News se në momentin e ngjarjes i vëllai nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja, pasi punonte si taksist.

Ai ishte i pa martuar dhe merrte mjekim pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

Polica dhe grupi hetimor ka rrethuar zonën, ndërsa vijon mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të ngjarjes./n.m.abcnews.al

TË NGJASHME