Një pistë e re hetimi është ngritur për krimin që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Dyshohet se një person i tretë është i përfshirë në ngjarje.
Advertisements
Dhoma e gjumit ku i gjet viktima, Migena Sinani, mësohet se ka qenë rrëmujë duke ngritur dyshimet për një përleshje.
Advertisements
Ndërsa arma është gjetur pak metra larg trupit të autorit të dyshuar, Ronald Sinani, i cili i dha fund jetës pasi ekzekutoi nusen e vëllait të tij.
37-vjeçarja po flinte në dhomën e gjumit së bashku me vajzën 2-vjeçe, kur u ekzekutua me armë.
Bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur ndodhi krimi, pasi punonte si taksist natën.
Ndërsa prindërit e autorit të dyshuar që ndodheshin në banesë, janë marrë në pyetje nga policia.