Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë, në një banesë ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona.
Advertisements
Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Emergjencë për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Advertisements
Sinjali raporton se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:05 ndërsa në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre fëmijë ndërsa ishte edhe një grua shtatzënë.
“Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh një banor që ka dërguar edhe një video që pretendon se është bërë nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa shton se në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
Ai u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë ashensor, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte vënë në funksion.
Në shkurt të këtij viti në ashensorin e ndërtesës të njëjtë ishin lënduar pesë gra, njëra prej tyre kishe pësuar frakturë në këmbë.