Lajm i madh! Leja e qëndrimit afatgjatë në Greqi që të jep të drejtën të punosh në BE, ja si merret dhe si rinovohet

by author

Leja e qendrimit afatgjatë ne Greqi (Epi makron diamenontos), konsiderohet si leja më e favorshme, aq më tepër që me disa kushte shtesë, kjo mund të shndërrohet në leje europiane, duke të dhënë të drejtën të punosh në vendet e BE-së.

Advertisements

KUSHT I DOMOSDOSHËM për marrjen e statusit të rezidentit afatgjatë, është qëndrimi i vazhdueshëm në Greqi të paktën 5 (pesë) vitet e fundit para aplikimit. Mungesat nuk duhet të kalojnë 6 muaj rresht ose 10 muaj në tërësi brenda 5 viteve.

Advertisements

I interesuari për të aplikuar për statusin e rezidentit afatgjatë, duhet të plotësojë këto kushte:

a. Të disponojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tij dhe të familjes dhe këto të ardhura nuk duhet ta kenë prejardhjen nga sistemi i asistencës sociale i Greqisë.

Të ardhurat nuk mund të jenë më të ulëta nga paga vjetore minimale, sipas legjislacionit grek dhe të shtuara me 10% për pjesëtarët e familjes që ka nën kujdes.

Në përllogaritjen e të ardhurave merren parasysh kontributet e pjesëtarëve të familjes.

Karakteri sistematik i të ardhurave dëshmohet posaçërisht nga përmbushja e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.

b. Disponon siguracion të plotë shëndetësor, që mbulon edhe pjesëtarët e familjes.

c. Përmbush kriteret e integrimit social.

Leje fillestare e rezidentit afatgjatë

Kohëzgjatja: 5 vjet

1. Fotokopje e saktë e gjithë faqeve të pasaportës për 5 vitet e fundit.

2. Leja e qëndrimit

3. Tarifa elektronike (paravolo) 150 euro. (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2107).

4. Vërtetim të aftësisë siguruese (asfalistiki ikanotita) nga enti publik i sigurimeve shoqërore (EFKA, duke paraqitur edhe numrat AMA, AMKA dhe AFM).

5. Kopje e likuidimit të deklaratës tatimore (ekatharistiko simioma forolojikis dilosis), të vitit të fundit para aplikimit për statusin e rezidentit afatgjatë, nga të rezultojë se disponon të ardhura të barabarta me të ardhurat vjetore të një punonjësi që paguhet me pagën minimale, të shtuar me 10% për gjithë pjesëtarët e familjes, citon tribuna news.

6. Kopje të kontratës së blerjes së shtëpisë apo kontrata elektronike e qirasë, e vlefshme .

7. Një nga këto dokumenta:

Çertifikatën e njohurive të mjaftueshme të gjuhës greke dhe elementeve të historisë dhe kulturës greke, të nivelit A2+

– Një dëftesë se ka kryer të paktën arsimin e detyrueshëm në Greqi (dëftesë gjimnazi, liceu, përfshirë EPAL dhe EPAS

Dëftesë se ka kryer jashtë shtetit një lice që i përket sistemit arsimor grek ose dëftesë nga degë të gjuhës greke të universiteteve të huaja apo çertifikatë gjuhe dhe historie (elinomathias0, të nivelit të paktën B1

buletin qëndrimi të përhershëm si pjesëtar i familjes së shtetasit grek (Deltio Monimis Diamonis melus ikogenias elina)

Rekomandimin nga komisioni i natyralizimit

Dëshmi të qëndrimit të ligjshëm prej 12 vjetësh në Greqi, në momentin e dorëzimit të kërkesës. (Nuk pranohen tituj provizorë qëndrimi, si veveosi, kartë azili, etj.)

Dokumentacioni për nxjerrjen e kartës

a) 4 fotografi të kohëve të fundit, tip pasaporte (40 x 60 mm, pa kornizë, me analizë të lartë, në sfond të bardhë, shprehje neutrale etj.), si dhe të ruajtur në trajtë digitale (CD) format JPG 2000.

b) Taksa e kartës biometrike me vlerë 16 euro (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2119).

c) Shkresë nga autoritetet shtetërore të vendit të origjinës, e legalizuar dhe e përkthyer, prej nga të rezultojë me qartësi vendi i lindjes. Në përkthim do të duhet që vendi i lindjes të shkruhet dhe me germa latine. (Kjo shkresë kërkohet vetëm nëse në pasaportë nuk shkruhet me germa latine vendi i lindjes).

Leja e rezidentit afatgjatë (Rinovimi)

Një nga favoret e lejes së rezidentit afatgjatë është se për rinovimin nuk kërkohet të paguash paravolo të shtrenjtë, por vetëm 16 eurot për kartën biometrike.

Kohëzgjatja 5 vjet

1. Fotokopje e saktë e gjithë faqeve të pasaportës për 5 vitet e fundit.

2. Leja e qëndrimit e rezidentit afatgjatë

Dokumentacioni për nxjerrjen e kartës

a) 4 fotografi të kohëve të fundit, tip pasaporte (40 x 60 mm, pa kornizë, me analizë të lartë, në sfond të bardhë, shprehje neutrale etj.), si dhe të ruajtur në trajtë digitale (CD) format JPG 2000.

b) Taksa e kartës biometrike me vlerë 16 euro (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2119).

TË NGJASHME