E tmerrshme! Xhaxhai i përdhunon vajzën 6-vjeçare, nëna rrëfen mes lotësh ngjarjen rrëqethëse: M’u vra shpirti

by author

Një nënë nga Vora ka rrëfyer historinë e saj tronditëse, teksa akuzoi xhaxhain e saj, 66 vjeç se i përdhunoi vajzën 6-vjeçare.

Advertisements

E tronditur, ajo ka treguar se ka bërë denoncim në komisariatin e Vorës dhe se vajzën e ka çuar tek psikologu. Por vetë ajo nuk ka mundur të ishte e pranishme pasi ka qenë e traumatizuar.

Advertisements

“Mu vra shpirti. Më ra edhe ky halli i fëmijës. Zoti më ka vënë në provë për çdo gjë. E mora personin në telefon dhe i kërkova të më tregojë të drejtën. Por më tha ta çoja fëmijën ku doja. E çova tek doktoresha në Tiranë. Kemi bërë denoncim në Komisariatin e Vorës. Tek psikologu më dërguan njerëz të komunës. Psikologu ishte burrë. Nuk isha e pranishme kur psikologu merrte në pyetje vajzën, nuk e duroja dot. Me psikologun ka qenë edhe vajza e komunës, pra shërbimi social i bashkisë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu nëna ka treguar se djemtë e 66-vjeçarit i kanë kërkuar që të tërheqë denoncimin.

“Më kanë kërkuar të tërheq denoncimin pasi pretendojnë se është gënjeshtër. Por kjo është e vërtetë”, ka thënë ajo për emisionin ‘Me zemër të hapur’, duke treguar se 66-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat.

TË NGJASHME