Ngjarje horror/ Gjenden 7 trupa të pajetë, policia zbardh detajet e para

by author

Shtatë trupa janë gjetur në një pronë në një qytet të vogël në Oklahoma gjatë një kërkimi për dy adoleshentë të zhdukur, thonë autoritetet.

Advertisements

Policia tha se beson se adoleshentët që po kërkonin, Ivy Webster, 14 vjeç dhe Brittany Brewer, 16, ishin mes të vdekurve, por tha se ekzaminuesi mjekësor shtetëror do të duhet të konfirmojë identitetin e viktimave.

Advertisements

U gjet gjithashtu kufoma e Jesse McFadden, një kriminel seksual me të cilin policia tha se vajzat po udhëtonin me të.

Policia nuk ka bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Vajzat thuhet se e kishin kaluar fundjavën me McFadden, sipas CBS, por nuk u kthyen më në shtëpi. Një urdhër kërkimi për shtëpinë e McFadden e çoi policinë në Henryetta, një qytet i vogël me rreth 6,000 banorë, ku zbuluan trupat e shtatë personave.

TË NGJASHME