Si nisi sherri që përfundoi në tragjedi? Dalin detaje nga vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër, autori vijon në arrati

by author

Pavarësisht se mundën ta identifikonin fare pak kohë pas ngjarjes, autoritetet policore në Shkodër nuk kanë arritur ende të venë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së Petrit Vuksanit.

Advertisements

Gazetarja Emi Kalaja, në një raportim mëngjesin e kësaj të mërkure për Klan Neës, tha se aktualisht kërkimet për Lekë Vuksanin vijojnë, megjithatë ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tij. Po ashtu, nuk përjashtohet as mundësi që ai të vetëdorëzohet.

Advertisements

Mesditën e së martës, Lekë Vuksani qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij 51-vjeçarin Petrit Vuksani. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola” të Shkodrës. Shkak, sipas të gjitha informacioneve që ka gazetarja Kalaja, u bë pikërisht fakti se viktima i kërkoi Lekë Vuksanit që të lironte shtëpinë që i kishte lënë me qira gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

“Mësohet që marrëdhënia mes tyre ishte vetëm pronar-qiramarrës, pavarësisht mbiemrit që është një koincidencë, është konfirmuar kjo edhe nga burime nga familjarë të të dyja palëve. Kjo banesë duket që ka qenë molla e sherrit, fakti që ai (viktima Petrit Vuksani) është kthyer nga Anglia para 1 muaji dhe ka kërkuar që të lirohet banesa.

Lekë Vuksani nuk ka rënë dakord duke thënë se kishte një kontratë dhe nuk mund ta nxirrte nga shtëpia. Konfliktet kishin rreth 1 muaj që vijonin. Ngjarja duket të ketë qenë e paramenduar, pasi Lekë Vuksani ka shkuar dhe ka hapur zjarr ndaj 51-vjeçarit në banesë”.

Gazetarja Kalaja shton se autori i dyshuar nuk njihej si person problematik dhe rezulton pa precedentë penalë. Sa i përket viktimës, mësohet se fqinjët e njihnin atë shumë pak, pasi pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar jashtë vendit, në Angli, por edhe në vende të tjera të Europës.

TË NGJASHME