Shpërthen fuqishëm depoja karburanit, shkrumbohet plotësisht zona përreth

by author

Një depo karburanti mori flakë gjatë natës në fshatin rus Volna, pranë urës në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Advertisements

“Një rezervuar me naftë mori flakë në fshatin Volna në rrethin Temryuksky,” tha guvernatori i Krasnodarit Krai Veniamin Kondratyev në Telegram, pa përmendur shkakun e aksidentit.

Advertisements

“Sipas informacioneve fillestare, nuk ka të vdekur apo të lënduar”, shtoi ai. “Po bëhet gjithçka që zjarri të mos përhapet më tej”.

Volna shtrihet në fund të urës së ngushticës Kerç, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014. Tetorin e kaluar, ura u dëmtua nga një kamion bombë, në një sulm që Moska fajësoi Ukrainën, megjithëse Kievi e ka mohuar sulmin infrastrukturën.

Agjencia Ria Novosti bën të ditur se sipërfaqja e zjarrit ka arritur në 1200 metra katrorë. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 23 njësi të mjeteve zjarrfikëse dhe 85 persona.

Guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev tha se “zjarri është klasifikuar në shkallën më të lartë të vështirësisë. Janë bërë çdo përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.”

TË NGJASHME