Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën Petrit Vuksani dhe dje u arrestua Lekë Vuksani.
Advertisements
Autori ka pranuar krimin në polici dhe ka treguar se Petritin e vrau pas debatit për shtëpinë, të cilën ia kishte marrë me qira,
Advertisements
por nuk kishte paguar ujin dhe dritat. Ai tregoi se pronarin e shtëpisë e vrau me armën e tij.
“Petritit i kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli.
Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia.
Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit.
Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”, tha autori i dyshuar i vrasjes.