“Ish-kryeministri bën politikë vetëm për…”, gazetari Hoxha ‘nxjerr’ në dritë skemën e fshehtë që po përdor Rama, Meta dhe Berisha për 14 majin: Kjo që po ndodh në këto zgjedhje, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë!

by author

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Poli Hoxha ka folur për situatën politike në vend dhe fushatave elektorale të partive për zgjedhjet e 14 majit.

Advertisements

Hoxha u shpreh se sipas tij këto janë zgjedhjet më politike që kanë qenë ndonjëherë dhe kjo është bërë me qëllim nga të dy personazhet kryesore në dy polet Edi Rama nga njëra anë dhe Sali Berisha e Ilir Meta nga krahu tjetër, pasi janë të interesuar që të jenë zgjedhje politike.

Advertisements

“Gjatë gjithë karrierës time si gazetar këto janë zgjedhjet më politike që kanë qenë ndonjëherë dhe kjo është bërë me qëllim nga të dy personazhet kryesore në dy polet Edi Rama nga njëra anë dhe Sali Berisha e Ilir Meta nga krahu tjetër janë të interesuar që të jenë zgjedhje politike.

Ne pamë që Sali Berisha gjithë aksionin e tij që pas shpalljes ‘non- grata’ e ka bërë me qëllimin e vetëm që të mbesë në politikë me shpresën se do ketë sinjale nga amerikanët apo ndërkombëtarët, Britania e Madhe nga ana tjetër për t’ i dhënë një amnisti apo një buzëqeshje pas asaj goditje në fund të karrierës së tij të gjatë politike. Dhe për të arritur këtë qëllim, Berisha padyshim që kërkon të jetë protagonist numër 1 në skenën politike. Kandidatët janë gati të sfumuar nga dy palët.

Edhe në mazhorancë edhe pse kanë katër vjet nuk kanë krijuar staturë, nuk njihen. Nga ana tjetër shohim që në bashkitë kryesore, si Boçi në Elbasan nuk i ndahet Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, i shkojnë herë pas here atje, nuk i ndahet Sali Berisha. Edhe në Tiranë Berisha del në deklaratë 3- 4 herë në ditë bashkë me Ilir Metën. Unë kam qenë me Këlliçin në një studio dhe ia thash në sy që gjithë këta kanë faturat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për të Paguar.

U përpoq Belindi t’i fshihte në fillim por ata nuk i lanë ata t’i fshihte. Të njëjtën skemë përdori Igli cara në Durrës, filloi të mos i zinte në gojë, filloi të dilte lagje më lagje, sepse dhe Cara njëjtë si Këlliçi apo Luçiano Boçi nuk ka fatura për të paguar sepse nuk kanë qenë ministra pra nuk kanë punë me SPAKU-n”, u shpreh Hoxha.

TË NGJASHME