Një ditë para se të kryente porosinë, për të vrarë Ardian Nikulajn, Ruben Saraiva kishte udhëtuar për të disatën herë nga Shkodra drejt Shëngjinit.
Advertisements
Me një taktikë, gjysmën e rrugës e bënte me automjetin që kishte marrë me qira Edmond Haxhia dhe tjetrën me motorin me të cilin u largua nga skena e krimit.
Advertisements
Një kamera sigurie e sekuestruar së fundmi nga grupi i hetimit në një pikë karburanti, e shfaq 28-vjecarin portugez teksa mbush mjetin me karburant, për të cilin pagoi njërin nga dëshmitarët me 10 mijë lekë të vjetra.
Për portugezin në kërkim drejtësia shqiptare u thotë britanikëve se provat që e lidhin me Edmond Haxhinë janë të pakundërshtueshme. Sipas shkresave të dorëzuara britanikëve përmendet se përpos ADN, mjeti i marrë me qira nga porositësi Haxhia dhe i përdorur edhe nga vrasësi i bën të plota dyshimet kundër tyre.
Sikundër edhe akti noterial për blerjen e motorit, por edhe pritje përcjelljet në aeroport të katër vëzhguesve, ku në pozitë më të vështirë ndodhet informatori Simpson edhe ai në kërkim. Pikërisht mbas sinjaleve që Simpson dha në vëzhgim e sipër, portugezi e realizoi krimin për të cilin kishin ardhur në Shqipërie dhe anglezë të tjerë me të njëjtin rol. Këto prova do të shqyrtohen sot nga drejtësia britanike./TCH