Finalja e madhe e Big Brother gjithashtu do të jetë një ditë e madhe për Luizin dhe Kiarën, pasi kjo e fundit do t’i bëjë një surprizë duke u martuar zyrtarisht në sytë e gjithë shqiptarëve që do jenë të mbërthyer para ekranit të Top Channel për të ndjekur prime-in e fundit të këtij sezoni.
Advertisements
Një fund i lumtur për të dy, por ndoshta jo të gjithë i mbajnë mend bisedat e para mes dyshes kaq shumë të pëlqyer nga publiku.
Advertisements
Që në ditën e parë u pa një afrim nga Luizi drejt Kiarës dhe kjo ishte biseda e tyre:
Luizi: Single ë?
Kiara: Po
Luizi: Hajt se s’ka gjë, ke kohë
Olta: Koha duhur është kur vjen personi i duhur
Luizi: Po ku është ky personi i duhur?
Olta: Ti Luiz mund të gjesh nënën e fëmijëve të tu këtu
Luizi: Po ç’do nëna fëmijëve të mi këtu?
Olta: Do kishe problem të dashuroheshe këtu brenda?
Luizi: Jo moj. Nëse bie në dashuri s’ka gjë të keqe, po s’duket gjë në ajër