Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Pukës gjatë natës. Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 12:40 pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit në Pukë.
Advertisements
Advertisements
Policia ka gjetur dy gëzhoja pistolete pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë identifikuar ende autorët.
Sipas informacioneve të para, të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.