“Banoj në Kolonjë të Lushnjes. Jeta për mua ka qenë shumë shumë e keqe. Ka qenë e vështirë, se kam qenë gjysëm njeriu.”
Advertisements
Kështu e përshkruan veten nënë Salia. Ajo së bashku me të shoqin, Nailin, jetojnë këtu… në këtë ngrehinë të shkatërruar. Banesa ku ata strehohen është rrënuar prej tërmetit dhe çfarë ka jashtë, hyn brenda. E njëlloj si kjo shtëpi, pesha e kohës dhe pamundësia ekonomie e kanë bërë jetën e këtyre dy të moshuarve, një sprovë që nuk kapërdihet.
Advertisements
Të dhimbshme janë fjalët e Nailit, i cili sytë i mban drejt gruas, bashkëudhëtares së jetës së tij. Me zërin që i dridhet, i moshuari rrëfen për “Shqiptarët për Shqiptarët” se me aq para pension sa marrin, nuk u del as për t’u ushqyer me bukë të thatë.
Nail Hasani: Kur ra tërmeti, u shkatërrua komplet shtëpia. Kur ra gjëmimi, u shkëput menjëherë, komplet çatia ra në tokë. Të ardhura ne nuk kemi. Me 80 mijë lekë pension çfarë do të bësh, as për bukë thatë nuk del. Unë ilaçet e time shoqe marr e kaq, çfarë të blej, thërrime…. Unë mishin nuk e njoh se i thonë 10 mijë lekë kilja e mishit. Të marr peshk, as atë nuk e njoh, që t’i bëj një supë time shoqeje…ose një pako makarona apo oriz, as ato nuk i kam… kam mbledhur disa kokrra ullinj e me ato gënjehem. Nuk e imagjinoj dot një gjë të tillë, në dorë të Zotit… po ku do vete, ku do të kapem, s’kam.
Salie Hasani: Katër fëmijë i kam patur… goca e vogël u martua në Kavajë, e dyta në Vlorë, goca tjetër e kam të martuar këtu në Kolonjë… djalin ma morën përjashtë, për punë, për të bërë shtëpi në ndërtim… kam 10 vjet që se kam parë me sy (qan).
Më ka marrë shumë shumë rrallë. Dy herë jam sëmurë nga virusi (Covid) më ka lënë me pasoja të rënda në mushkëri. Plot herë enët e shtëpisë i kam larë me ujin e shiut, sepse nuk isha e zonja të dilja jashtë, prapa shtëpisë, tek çezma. Ne nuk kishim ku të shkonim. Përveç komshinjve, askush nuk kishte që të më shikonte… qanin muret vetëm ujë, në këtë shtëpi nuk arrija dot të ndizja sobën e zjarrit.
Ne nuk jemi në gjendje të bëjmë gjë… kurrë nuk e kisha menduar se do të arrija në këtë gjendje që jam sot. As unë e as im shoq nuk jemi në gjendje më, ama shpresat tek Zoti, nuk i humbas asnjëherë./abcnews.al