Disa ditë më parë Kiara Tito lajmëroi se ka hapur një llogari të re të Luiz Ejllit pasi Instagrami i parë që këngëtari kishte ku numëronte mbi 600 mijë ndjekës u mbyll për shkak të disa përplasjeve të familjarëve të tij me produksionin e Big Brother.
Advertisements
E teksa moderatorja ka treguar se do të jetë ajo që do e mbajë nën menaxhim profilin e partnerit të saj derisa të mbarojë spektakli, ndjekësit vënë re çdo lëvizje që ish-banorja bën dhe së fundmi ajo i ka habitur me veprimin e saj.
Advertisements
Kiara i ka bërë ‘follow’ Kejvinës nga Instagrami i këngëtarit dhe pse vajzat nuk kanë pasur një raport dhe aq të mirë me njëra-tjetrën.Pas daljes nga shtëpia, modelja u shpreh disa kohë më parë se Kiara nuk e do Luizin dhe se çdo gjë po e bën për famë por pas këtij veprimi të moderatores duket se raporti mes tyre mund të jetë rregulluar.
“Të gjithë janë të ftuar, nga i pari tek i fundit, kush të dojë është i mirëpritur. E ftuar është edhe Kejvina, të dy bashkë i ftojmë njerëzit, unë edhe Luiz. E kam një listë në mendje. Në stadium do e bëjmë dasmën, më marrin në telefon edhe thonë kur do të na ftosh në dasmë. Dasmën do ta bëjmë në një hapësirë shumë të madhe, në shtator do ta bëjmë”, tha moderatorja e ftuar në “Më lër të flas”.
Kujtojmë se Kejvina u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP pas debatit të ashpër që pati me Luizin ku situata agravoi deri aty sa modelja e qëlloi këngëtarin me shuplakë në fytyrë.
Mirëpo modelja u pendua pas gjesit që bëri dhe asokohe ajo i kërkoi falje publike Luizit duke i dërguar një dron, teksa ka theksuar se do e ketë si vëlla dhe do gëzojë raporte të mira kur të dalë.
Kujtojmë se më herët, Kejvina është treguar e ashpër me Kiarën. Ndërsa theksoi se fama po shkatërron Kiarën, ndërsa kjo e fundit të dashurin e saj.
”Kiara s‘ka asgjë më shumë sesa xhelozi për Efin, sepse atë e do publiku dhe nuk e kapërdin dot faktin që Efi kapi lojën para saj, që është më e zgjuar se ajo. E ka personale me Efin dhe jo në kuadër të lojës (inate gocash e dini ju). Ndërsa Efi ska pse të mërzitet që nuk e gjeti Luizin si më përpara se ka kaluar 2 muaj nga dalja jote dhe loja ka ndryshuar. Efi hyrjen në BBV e bëri me miken e jetës, Mikelën dhe kur erdhi puna tek loja zgjodhi të ndahej nga ajo. Luizi ka 102 ditë aty brenda dhe është i dërrumuar psikologjikisht, dhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj vendosi ti besonte të dashurës së tij.”, u shpreh atëherë Kejvina.
Por duket se tashmë dy vajzat kanë lënë gjithçka pas dhe kanë vendosur të rinisin një raport, këtë herë jashtë shtëpisë së Big Brother. Gjithashtu edhe Luizi duket se e ka hedhur pas krahëve incidentin me modelen, madje ai është shprehur se sa të dalë nga shtëpia do e takojë menjëherë.