Dea Mishel përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se udhëtimi i saj i parë pas “Big Brother VIP” ka qenë në Kolonjë.
Advertisements
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është shprehur se ka shkuar në Kolonjë, për t’u rikthyer te rrënjët e saj, për të takuar njerëzit e saj të bukur, të butë dhe të mençur.
Advertisements
Dea shkruan gjithashtu se ‘asgjë në këtë jetë nuk vlen më shumë se dashuria dhe familja’.
“Për shpirtin?
Udhëtimi i pare pas Big Brother ishte ne Kolonje per t’u rikthyer te rrenjet e mia, për te takuar njerëzit e mi te bukur, te bute e te mençur. Xhaxha Veliu vëllai i gjyshit tim te ndjere, me tha qe është krenar për mua dhe për mua kaq mjafton. Asgjë ne këtë jete nuk vlen me shume se dashuria dhe familja. Një nga netët me te kuptimplota e me relaksuese për mua.?
Faleminderit Genci Zupa për organizimin dhe për ftesën!??
Fotografitë nga Babi me shume talente??”, shkruan ish-banorja e BB VIP bashkëngjitur me imazhet e këtij udhëtimi.