Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë çifti më i komentuar i showbizit shqiptar për momentin.
Advertisements
Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip, teksa edhe u martuan zyrtarisht natën finale në një ceremoni celebrimi të mbajtur në Bashkinë e Tiranës.
Advertisements
Pas daljes nga BBV, Luizi nuk po gjen kohë as “për të marrë frymë”, për shkak të angazhimeve të shumta pas daljes nga “Big Brother Vip” me projekte muzikore,
koncerte, intervista apo takime me miq të tij.
Por, duket se ai gjen kohë për t’i kushtuar edhe partneres së tij. Mbrëmjen e djeshme ata kanë darkuar në një restorant.
Këtë gjë na i ka bërë me dije Kiara përmes një fotoje mjaft romantike të postuar në InstaStory.