Makina e trupës diplomatike të Rusisë në Tiranë, që u përfshi në aksident pak pas mesnatës së të enjtes në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Advertisements
Mjeti me targa diplomatike mësohet se fillimisht është përplasur me barrierat anësore dhe për shkak të shpejtësisë së madhe është spostuar disa herë e më pas është përplasur me trafik ndarësen.
Advertisements
Si pasojë e aksidentit, mjeti është shkatërruar totalisht.
Burime nga grupi hetimor thonë ka dyshime që makina ka qenë me një shpejtësi rreth 180 km/h.
Gjithashtu raportojnë se automjeti me targa diplomatike ka shkeulur disa herë rregullat e qakurllimit rrugor dhe është shpallur me Alert.
Makina në të paktën 2 raste është konstatuar nga makina inteligjente duke udhëtuar tej normave të lejuara.
Lidhur me këto shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ishte vendosur në dijeni edhe Ambasada e Rusisë në Tiranë.
Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri me shtetësi ruse, punonjës në Ambasadë, ndërsa shoferi ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdes intensiv.