Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në qytetin e Peqinit paraditen e kësaj të mërkure. Policia bën me dije se një 55-vjeçar është paraqitur në spitalin e Peqinit i plagosur me armë zjarri.
Advertisements
Nga hetimet paraprake konstatohet se 55-vjeçari dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri pas një konflikti me një 52-vjeçar.
Advertisements
Njoftimi i policissë:
Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Polcisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes