Një ngjarje e pazakontë është rregjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit pasi një 37-vjeçare e kal lëzuan në Prokurori.
Advertisements
Qytetarë të ndryshëm të qytetit i kishin mirëbesuar asaj miellin e tyre në mënyrë që ta përpunonte në subjektin ku ishte administratore.
Advertisements
Gruaja me inicialet E.S nuk kreu detyrimin që u kishte premtuar qytetarëve fierakë dhe u largua jashtë shtetit. Ata e kallëzuan në prokurori.
Nuk dihet ende nëse gruaja është administratore në një kompani mielli, siç ajo pretendon.
NJOFTIMI
“Specialistët për Hetimin e Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetases E. S., 37 vjeçe,
banuese në Fier, pasi dyshohet se duke qenë administratore e një subjekti me aktivitet tregtar përpunimin e miellit,
ka grumbulluar nga qytetarë të ndryshëm sasi mielli, me qëllim përpunimin e tyre,
dhe është larguar jashtë shtetit duke mos e kryer përpunimin e marrë përsipër nga subjekti tregtar i administruar prej saj”.