Ka qenë dilemë dhe kuriozitet i shumë mediave, ekspertëve por edhe rusëve të zakonshëm, se ku mund të fshihet presidenti paranojak rus nëse mund t’i duhet të largohet me nxitim nga Kremlini. Nëse Vladimir Putin hyn ndonjëherë në listën e të zhdukurve, ka shumë gjasa që ai të fshihet në strehën e tij sekrete në Rusinë jugore. Disa dokumente të publikuara së fundmi, kanë ekspozuar bunkerin e tij të fortifikuar në Detin e Zi që ndodhet nën Pallatin e tij luksoz Gelendzhik prej 1 miliard paundësh.
Advertisements
Rezidenca gjigante, e cila ka thuajse përmasat e Pallatit Buckingham të Britanisë së Madhe, u quajt “vendi më i ruajtur në Rusi dhe sekreti më i madh i Putinit” nga lideri i burgosur i opozitës Alexei Navalny. Projektet e pronës luksoze tregojnë se Putini ka ndërtuar një strofull nëntokësore, fiks si për personazhet në filmat e James Bond. Dokumentet e publikuara në internet nga një kompani ndërtimi ruse, Metro Style, kanë zbuluar pronën e despotit.Pallati luksoz thuhetse është 39 herë më i madh se Monako. Navalny, kur e zbuloi fillimisht, tha: “Kjo nuk është një shtëpi fshati, as një vilë, as një vendbanim. Është një qytet i tërë, ose më mirë një mbretëri.”
Advertisements
Bunker dhe luks
Pallati është i rrethuar nga rreth 17,000 hektarë tokë në pronësi të shërbimit të sigurisë FSB të Rusisë dhe patrullohet gjatë gjithë kohës. Zonat e ndalimit të fluturimeve dhe ato të varkave nënkuptojnë se është një ndërtesë, krejt ndryshe nga të tjerat. Por ka marina, helikopterë për përdorim privat si dhe hekurudhë, me të cilat Putin mund të shkojë aty.Pallati kanjë pishinë, spa, sauna, bar, teatër, kinema, qilar vere, kazino, shtëpi për mysafirë dhe madje edhe pikën e tij të karburantit. Madje, thuhet edhe se Putini ka ndërtuar edhe një dhomë “striptizmi” për të dhe miqtë e tij, të kompletuar me gjithçka, me skenën dhe tubin e kërcimit.Por ka edhe më shumë mistere në pallatin e madh dhe ekstravagant që fshihet 50 metra nën sipërfaqe.
Tunelet për tu arratisur
Skemat treguan një rrjet të ndërlikuar tunelesh, me materiale kundër eksplozivëve, me beton të trashë dhe materiale rezistente ndaj lagështirës, ??të fshehura poshtë pallatit dekadent.Dy pasazhe të veçanta janë të lidhura me një ashensor i cili shkon afërsisht 50 metra nën tokë, me rrugë shpëtimi që të çojnë në shkëmbin mbi të cilin ndodhet pallati. Tunelet furnizohen me mjaftueshëm ujë të freskët, ventilim dhe gjithçka tjetër, për të strehuar pa problem “banorët VIP” për javë të tëra.Një tunel madje është quajtur “dhoma e shijimit” nga Fondacioni Anti-Korrupsion i Navalny, i cili zbuloi fillimisht ekzistencën e bunkerit. Aty Putini dhe shokët e tij mund të shijojnë pamjen nga deti, më të mirën e mundshme nga aty.Tuneli i dytë, i konsideruar si opsioni i preferuar për tu arratisur, të çon në bregdet, siç shihet në pamjet me dron.
Paranojat e Putin
Inxhinieri Thaddeus Gabryszewski tha se ata kanë “të gjitha llojet e sigurisë” që do të thotë se janë “që dikush të mbijetojë ose të shpëtojë”. Ai tha se kjo ishte streha e përsosur në rast të një fatkeqësie për liderin paranojak rus dhe njerëzit rreth tij.Michael C. Kimmage, një ish-zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ekspert i Luftës së Ftohtë, tha se “Putin është në ankth se nuk do të jetë përgjithmonëlideri plotësisht legjitim i Rusisë”. “Duke e ditur se legjitimiteti i tij nuk sigurohet plotësisht nga zgjedhjet, ai do të kërkojë sigurinë e tij personale përmes një kompleksi rezidencash të mbrojtura.” Ndërtimi i pallatit Gelendzhik thuhet se u financua nga disa aleatë të Putinit,
duke përfshirë Igor Sechin, shefin e gjigantit rus të naftës Rosneft dhe manjatin miliarder Gennady Timchenko. Mes polemikave mbi pallatin në vitin 2021, oligarku Arkady Rotenberg mohoi se i përkiste Putinit dhe tha se ai zotëronte pronën e madhe në majë të shkëmbit. Miliarderi Rotenberg është ish-partneri i Putinit në xhudo dhe shoku më i ngushtë që nga fëmijëria. Zbulimi i rrjetit sekret të tunelit sugjeron që një tjetër pallat i Putinit në brigjet e liqenit Valdai në veriperëndim të Moskës mund të jetë i pajisur me një strukturë të ngjashme