Nëna e Alma Qevanit, e cila humbi jetën pasi u vra me sëpatë nga kunati i saj Tefik Tashi, ka folur për herë të parë për ngjarjen.
Advertisements
E prekur dhe me lot në sy, ajo është shprehur se ditën kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, Tefiku nuk dukej i shqetësuar, por e kishte pyetur se ku ishin vajzat dhe se kush e kishte telefonin.
Advertisements
“Më tha ku janë gocat. Unë i thashë që kanë çuar delet. Më pyeti se kush e ka telefonin.
I tregova që e kishin gocat. Nuk e takova vetëm u përgjigja për çfarë më pyeti. Nuk dukej i shqetësuar.
Sëpata ka qenë e tij. Ziheshin ndonjëherë. Ekonominë e kishin të ndarë”, ka thënë ajo.