Një skenar filmi, duke filluar nga vendndodhja, ai me protagoniste një 70 vjeçare italiane. Jemi në një lagje në qendër të Napolit, ku shpesh herë familjet e vjetra aristokrate dhe klasat popullore bashkëjetojnë në një rrugicë, duke luftuar përditë për një jetë më të mirë.
Advertisements
Por jeta e një zonje napolitane dhe familjarëve të saj ndryshoi në një sekondë, pasi ajo gërvishti një biletë nga të shumtat që ofroheshin në një dyqan afër shtëpisë së saj.
Advertisements
Bileta rezultonte fituesja e çmimit kryesor, plot 500 mijë euro. Zonja nuk i besonte syve dhe i kërkoi punonjësit të dyqanit ta verifikonte në pajisjen e posaçme, e lidhur në sistem me Agjencinë e Lojërave të Fatit italiane. Gjithçka ishte në rregull, zonja tashmë ishte zyrtarisht e kamur.
Por ndërkohë që ajo kishte filluar të merrte në telefon familjarët dhe të planifikonte për pushime luksoze ose për shtëpinë e re në një pallat më elegant, ndodhi e papritura.
Punonjësi i çon biletëntitullarit të dyqanit, për konfirmimin final, duke pritur përgëzime, por ky i fundit, për arsyeje ende të pakuptueshme, por me shumë gjasa të pamenduara mirë, vendos të rrëmbej biletën, të hipë në një motoçikletë dhe të zhduket, duke lënë pa fjalë punonjësin dhe akoma më shumë fituesen tashmë pa biletë .
Zonja dhe personat e shumtë të grumbulluar në dyqan pas klithmave të saj vendosën të denonconin menjëherë veprimin absurd të pronarit të dyqanit. Duke mos patur një kopje të biletës, policia ka bllokuar të gjithë serinë e lotarisë, për të shmangur abuzime të mëtejshme.
Personat që e njohin nuk arrin të kuptojnë gjestin, nga momenti që nuk mendohet se kishte probleme të mëdha financiare. “Ndoshta ai thjesht është çmendur, duke pasur në dorë të gjithë ato para”, thonë ato të befasur.
Pronari i lokalit u identifikua dhe u ndalua sot pasdite nga karabinierët në aeroportin e Fiumicinos në Romë, teksa po tentonte të shkonte në Ishujt Kanaire, në Spanjë. Personi nuk kishte biletën me vete, dhe forcat e rendit nuk mundën të akuzonin personin, i cili teknikisht ndodhet ende në gjendje të lirë.
Për sa i përket fitueses, ajo duket e qetë. Autoritetet e Lojërave të Fatit i kanë siguruar që pas verifikimeve, të cilët mund të zgjasin disa ditë, ajo do të arkëtojë gjithsesi fitimin marramendës. Por ndoshta duhet të ndryshojë dyqanin ku pinte kafe dhe gërvishte biletat sa herë që mundej.