Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në aksin Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj.
Advertisements
Blutë bëjnë me dije se në aksident u përfshinë automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. M., dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Sh.
Advertisements
Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll.
Gjithashtu janë plagosur 7 persona, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip “Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.
Ndërkaq, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.