Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në Patra, Greqi,
Advertisements
Mediat raportojnë se 30-vjeçari shqiptar, baba i një fëmije të mitur po shkonte në punë kur u aksidentua me motor.
Advertisements
Ai tentoi të parakalonte, kur për arsye ende të paditura u përplas me pjesën e pasme të një automjeti tjetër.
Shqiptari ka goditur fort kokën, duke humbur jetën në çast, ndërsa motori i tij ka dalë jashtë rrugës.
Hetimet për rrethanat e tragjedisë po kryhen nga policia rrugore e Patrës.