Rëndësi ka ideja, qëllimi i mirë, dashuria e sinqertë.
Advertisements
Një djalë i varfër nga Prishtina tregon se unazën e fejesës së të dashurës së tij e ka prodhuar nga një monedhë 50 cent. Ai i ka shkëputur rrethin e jashtëm monedhës dhe më pas e ka lëmuar duke e bërë të duket si një unazë floriri.
Advertisements
Kjo unazë ka më shumë vlerë për të se sa një bizhu me vlerë monetare, pasi koha dhe përkushtimi që ka investuar për ta krijuar,
për të janë më të rëndësishme se gjithçka. Djali i quajtur Jeton Hoxha ka rrëfyer ndër të tjera se e fejuara e tij e ka pëlqyer shumë unazën.
Kur s’ke para mjaftueshëm për fejesë duhet të manovrosh kësi soji.
Vlera e saj nuk eshte cmimi por koha dhe perkushtimi. Eshte thjeshte e punuar nga materiali baker i monedhës, e kam bere per qejf si befasi edhe doli te jete funksioni real,
pasi i pelqeu vajzes qe jam i lidhur. Veq dua te jap mesazhin: qe nuk duhet te ankohemi per rrethanat, por t’i krijojme vete mundesite.”