Sulmi me armë zjarri ndaj 50-vjeçarit në Shijak! Autori ende në arrati, dy vite më parë plagosi edhe…

by author

Autori i dyshuar i plagosjes së një 50-vjeçari gjatë natës së kaluar në qytetin e Shijakut, është ende në arrati.

Advertisements

Policia po vijon punën për kapjen e 38-vjeçarit të identifikuar si autor të ngjarjes që ndodhi rreth orës 22:10 të së enjtes në lagjen “Popullore” të Shijakut, aty ku banon i plagosuri Ardian Çyrbja.

Advertisements

Konflikti mes dy banorëve të qytetit ka nisur më parë në lokalin e lagjes, për t’u zhvendosur më pas në rrugën poshtë pallatit, ku autori i dyshuar ka qëlluar tri herë mbi Çyrben me një pistoletë. Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është parë dhe nga bashkëshortja dhe njëri nga djemtë e mitur të 50-vjeçarit.

Burime nga policia vendore bëjnë të ditur se i plagosuri nuk është person i panjohur për ta. Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”.

Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkohë mbrëmjen e vonë të së enjtes për shkak të një konflikti banal të nisur në lokal, 50-vjeçari u plagos me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

TË NGJASHME